E donin të gjtha femrat shqiptare aq i bukur ishte, por ja kush është gruaja e yll e bukur Ndriçim Xhepës: Janë njohur që në gjimnaz…!!


Njohja jonë është e hershme, qysh në vitet kur unë isha gjimnaziste. Ishte një njohje në distancë në të vërtetë. Përshëndeteshim në rrugë, sa herë përballeshim…Jo, nuk mund ta them një gjë e tillë. Ishte një lloj fr ike që nuk më lejonte të bija në dashuri qoftë edhe virtualisht me të.Ajo çfarë mbizotëronte tek unë ishte një përfytyrim aspak mik lues: thosha me vete se të lidhesh me një njeri të tillë është e rr ezikshme. Ishte, sipas meje, një mjedis i rrezi kshëm, mjedisi i tij, siç janë mjediset e artit, i adhuruar nga qindra sy vajzash… Kur e shihja në rrugë, e për – shëndesja dhe merrja një përshëndetje; ajo që më shkonte ndërmend ishte ideja… “s’është i imi”… Kaq. Dhe nuk më mundonte më shumë mendimi…

Le të kthehemi te njohja me Çimin, si vijoi ajo?Më kujtohet, ka qenë viti aq i vështirë `97. Unë kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria. I takon asaj kohe një takim i radhës, në rrugë si gjithnjë, u përshëndetëm. Dhe kaq… pastaj…Po pres vazhdimin e historisë…Siç thashë, unë u largova në vitin 1997, dhe kthehesha në Shqipëri për vizita të shkurtra. Dhe në një nga këto vizita ndodhi takimi im dhe njohja më e thellë me Çimin.Jo krejt e tillë. Unë kisha mikeshë një vajzë tezeje të Çimit. E në një nga këto vizita të miat në Shqipëri, ishte viti 2004, tek pija një kafe me të te “Piazza”, kalon Çimi. Shkëmbyem përshëndetjet e zakonshme. Duhet të ketë qenë kjo përshëndetje, që i provokoi idenë mikeshës sime dhe kushërirës së Çimit, që ne të njiheshim më shumë. S’kisha asnjë arsye për të kundërshtuar. Ndaj dhe u ndodhëm në një darkë të përbashkët. Ishte darka e njohjes sonë të vërtetë, e cila u pasua me shkëmbimin e numrave të telefonit dhe takime të mëpsame…

Ju e latë Italinë? U rikthyet përfundimisht?Ende jo. Fillimi i lidhjes sonë ishte një marrëdhënie në distancë. Por po bëhej gjithnjë e më e fortë dëshira për të qëndruar së bashku. Shumë shpejt fillova të mendoj rikthimin tim.Arsyeja ishte Çimi?Një pjesë e fortë e arsyes, edhe pse në të vërtetë rikthimin tim në Tiranë kisha filluar ta mendoja, pavarësisht njohjes sonë.Dhe filluat të mendonit për lidhjen e vërtetë, përfundimtaren?Pikërisht kjo ishte çfarë nuk mendova. Së paku, jo që në fillim. Me ndërgjegje nuk doja ta mendoja këtë. Përgjithë – sisht nuk më pëlqen t’i cys gjërat, t’i bëj me detyrim, nuk e dua imponimin. Gjithçka, sidomos në një lidhje, është më mirë të vijë në mënyrë të natyrshme. Koha di vetë t’i vendosë gjërat në vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe në lidhjen tonë. Erdhi vetvetiu gjithçka, pa u sforcuar… U ndodhëm duke u afruar me njëri-tjetrin si pa e kuptuar as vetë.