Dy shtetas të Turqisë përmes çarçafëve arratisen nga karantina


Dy shtetas të Turqisë gjatë mbrëmjes së djeshme, përmes një litari të improvizuar me çarçafë kanë arritur të arr atisen nga karantina shtetërore në një hotel në Shkup. Njëri prej personave në karantinë ishte diag nostifikuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për migrant të cilët kishin qëndruar në karantinë shtetërore për tre ditë. Ministria e Punëve të Brendshme konfitmon rastin dhe njofton se personat në fjalë janë dërguar në karantinë nga venkalimi kufitar “Bogorodicë”.

“Me datë 08.07.2020, rreth orës 22:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një hotel në Shkup që po shfr ytëzohet si karantinë shtetërore, është vërejtur se mes katit të parë dhe katit të dytë ka pasur çarçafë në formë të litarit të improvizuar. Zyrtarët e policisë kanë kryer kon trolle në dhomat në fjal pas çka është konstatuar se në dy dhomat nuk janë personat A.J.(22) dhe J.B.(24), të dy nga Turqia, të cilët me datë 05.07.2020 janë pranuar në karantinë nga vendkalimi kufitar i Bogorodicës”, thonë nga MPB.