Duhet të ndihemi krenarë : Gratë Shqiptare shpallen të parat në Europë, ja për çfarë bëhet fjalë


Duhet të ndihemi krenarë : Gratë Shqiptare shpallen të parat në Europë, ja për çfarë bëhet fjalë.Më në fund gratë shqiptare po marrin vendin që u takon dhe meritën në një fushë shumë tipike dhe ka rakteristike tonën. Ato janë cilësuar si më nikoq iret në Europë, pasi sipas një sondazhi, harxhojnë më shumë kohë se çdo femër tjetër në kontinent, duke u marrë me punët e shtëpisë.

Sipas një sondazhi të Komisionit Europian për cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate, rezulton se pyetjes “Mesatarisht sa orë në javë shpenzoni për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie jashtë punës së paguar?”, të anketuarit shqiptarë i janë përgjigjur 25 orë, që është më e larta në Europë, për shkak të orëve të gjata të delaruara nga gratë.Pas shqiptarëve, më shumë kohë për punë shtëpie shpenzojnë rumunët (21 orë) dhe turqit (19 orë), ndërsa më pak danezët (9 orë), finlandezët (11) dhe suedezët (11).

Ato që kryesojnë janë natyrisht femrat shqiptare, që shpenzojnë 29 orë në javë për t’u marrë me punë shtëpie e gati, të ndjekura nga rumunet me 23 orë dhe maltezet me 22 orë, shkruan Monitor.Femrat e rajoni shpenzojnë shumë më pak kohë se tek ne (maqedonaset 18 orë, malazezet dhe serbet 19 orë).Nëse i referohemi burrave shqiptarë, ata nuk kanë kohë për të humbur duke u marrë me gatim e punë shtëpie.Meshkujt shqiptarë kanë raportuar se shpenzojnë rreth 12 orë në javë, që është e krahasueshme me mesataren e Europës dhe me vendet e tjera të rajonit dhe shumë më e ultë se koha që shpenzojnë partneret e tyre.