Duhet Ta Lexoni Me Patjetët! Ky Është Mësimi I Mëdha Që La Pas Nënë Ter eza: Ndani Das’hurinë!


Rrugëtimin si misionare, Nënë Tereza e ka nisur në kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare.Dy vjet më vonë, ka udhëtuar drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, që edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

“Njerëzit që nuk kanë asgjë, që nuk i do askush, që janë bërë barrë mbi shoqërinë, që kanë harruar çfarë është dashuria… për ne, ata janë njerëz të Zotit”, – ka thënë Nënë Tereza“Nëse nuk mund të ushqesh 100 vetë, të paktën ushqe vetëm një”, – është tjetër porosi e saj, për njerëzit.Dhe mbshuria, sak rifica dhe përkushtimi ndaj njerëzve në nevojë i kanë sjellë Nënë Terezës Nobelin për Paqe, në vitin 1979.

Ajo, po ashtu është nderuar nga shumë udhëheqës të botës. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, ndërsa Mbretëresha Elizabeth e Britanisë, Urdhrin e Meritës.
Historia e parëUnë nuk do ta harroj kurrë, sesi dy të rinj para shumë kohësh erdhën në shtëpinë tonë dhe më dhanë një shumë të madhe parash. Unë i pyeta: ‘Ku i keni marrë të gjitha këto para?’. Më thanë: ‘Ne jemi martuar para dy ditësh. Para se të martohemi, kishim vendosur, që mos të blejmë rroba martese. Ne nuk bëmë dasmë. Paratë e dasmës jua japim Juve.’

Unë e di saktësisht, se ç’do të thotë në vendin tonë, në një familje hindu, të mos blesh rroba martese dhe të mos bësh dasmë.
Prandaj i pyeta përsëri: ‘Po, përse? Përse vepruat kështu?’ Ata thanë: ‘Ne e duami njëri-tjetrin aq shumë, sa që gëzimin e dashurisë duam ta ndajmë me njerëzit, të cilëve ju u shërbeni.’ Si e përjetojmë ne gëzimin e dashurisë? Si e përjetojmë ne këtë? Tek japim, derisa dhemb.