Do t’ju tr onditë çmimi i orës së Endrit Thaçit, djalit të presidentit


Pa asnjë ditë pune, djali i Presidentit Hashim Thaçi, Endriti ia ka dalë që të blejë një orë dore që kushton rreth 8 mijë euro. Ai dje u pa në stadiumin “Fadil Vokrri”, me një ore dore të firmës “Hublot”, çmimi i së cilës është 7 mijë e 600 euro. Ndryshe, sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë, Endrit Thaçi i ka të kursyera rreth 14 mijë euro para ta gatshme në banka.

Kosova dhe Anglia u takuan mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen përmbyllëse për të dy ekipet kombëtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020. Në mesin e atyre që ishin në stadium për të parë ndeshjen ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me djalin e tij Endritin.