Do të ketë shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë?! – Kështu e quan Kurti presidentin Thaçi


Ish-kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për median gjermane “Friedrih Ebert Stiftung”, ka folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.Kurti ka thënë se kjo është çmenduri dhe se tendenca e liderëve autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat.Këso lloj politikani, Kurti e ka quajtur presidentin Thaçi.

“Sa i përket shkëmbimit me territore, nëse mendoni se mund të ketë kufij të ri, që mund t’i vizatosh në hartë, është e çmendur, nuk është e mundur. Është e rëndësishme të dihet se vetëm liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat. Është presidenti që punon si të jetë monark”, shtoi ai.