Dezinformatat më të mëdha për ndërlidhjen mes Kovid-19 dhe rrjetit 5G


Dezinformatat e ndërlidhura rreth rrjetit 5G dhe pandemisë me virusin korona, nuk anashkaluan edhe Maqedoninë, por përsëri bëhet fjalë për dezinformata në nivel botëror, ndërsa për pjesë më të madhe të tyre ne jemi vetëm “importues”. Në këtë shkrim bëjmë një përmbledhje të gënjeshtrave, gjysmë të vërtetave dhe të pavërtetave, të cilat bindën opinionin se këto dy manifestime në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura

Dezinformata numër 1: 5G është arsyeja për pandeminë me virusin korona
Në një video lajm, i cili me shpejtësi të madhe u shpërnda në rrjete sociale, “mjekur holistik” Tomas Kovan pretendon se viruset çdo herë paraqiten në kohën e kalimeve të mëdha teknologjike në teknologjinë e komunikimit, gjegjësisht teknologjinë e bazuar në valët elektromagnetike. Pretendim e tij nuk janë të bazuara në fakte. Një prej shumë pretendimeve të cilin Kovan e jep në video virale, i cili në ndërkohë është përkthyer në shumë gjuhë botërore, është kur e ndërlidh gripin spanjoll të vitit 1918 me valët elektromagentike. Por, ai gabon edhe në vitet të cilat i jep. Edhe pse me bindje të plotë shprehet se gripi spanjoll ka lidhje me transmetimin e sinjalit të radios, gjë që dukshëm nuk është e qartë. Radioja në përdorim të gjerë komercial është përdorur kur pandemia e gripit spanjoll kishte përfunduar.

Sikurse edhe njoftoi shërbimi kanadez publik SVR, licenca e Kovan është nën revizion dhe ekziston mundësia që e njëjta t’i merret, sepse pacientes me kancer në gji pa mos e kontrolluar i ka dhënë ilaç i cili nuk ka qenë i miratuar me Agjencisë amerikane për ushqim dhe barna. Në video Kovan pretendon se viruset janë rezultat i qelizës e cila është kontaminuar, diçka që e demantoi Xhejson Kindrauçk, një prej virologëve më të mirë kanadez.

Dezinformata numër 2: Virusi korona është shkaktuar për shkak të rrjetit G për të ju vendosur njerëzve mikroçipa
Me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale u shpërnda edhe videoja e autores Erna Selimoviq. Videoja arriti 700.000 shikime, ndërsa në të një person i cili nuk ka arsim mjekësor ose ekspertizë në fushën e teknologjisë, pretendon se virusi është gënjeshtër dhe se është një grip i thjeshtë, edhe pse prej tij vdiqën 165 mijë njerëz në nivel botëror.

Të shohim ku për herë të parë u paraqit virusi korona, në krahinën Vuhan në Kinë, përse aty? Sepse atë janë të vendosura antenat e para të rrjetit 5G. Përse pamë video të njerëzve të cilët ranë të tokë të vdekur? Sepse njerëzit reaguan ndaj nivelit të ri të rrezatimit i cili u shpërnda, në mënyrë jo të saktë pretendon Selimoviq.
Ajo shpërndau teorinë e konspiracionit me të cilin thuhet se ka një plan global, i cili zgjatë dhjetëra vite, sipas të cilit njerëzit duhet të ju vendoset çip, siç edhe ka njoftuat Bill Gates në projektin ID 2020. Por, është e qartë se ky interpretim i gabuar ka të bëj me transmetimin e gabuar të deklaratave të Bill Gates.

Për më tepër, nuk është e saktë se Vuhan, qyteti ku ka filluar epidemia, është vendi në të cilin “janë vendosur antenat e para të rrjetit 5G”. Antena e parë është vendosur në prill të vitit 2019 në Korenë e Jugut, më pas rrjeti 5G ka në disa qytete të zgjedhura të SHBA-ve, rrjeti 5G në kinë filloi të transmetohet në tetor të vitit të kaluar në 50 qytete kineze njëkohësisht në mesin e të cilave edhe Pekini, Shangai, Shenzhen dhe të tjerë.

Dezinformata numër 3: Kinezët shkatërrojnë antenat 5G sepse e dinë se shkaktojnë paraqitjen e simptomave të virusit korona
Në Facebook u shpërnda një video material në të cilin thuhet se Kinezët kanë filluar të shkatërrojnë antenat 5G sepse janë të vetëdijshëm se shkaktojnë paraqitjen e simptomave të virusit korona. Për tu përforcuar ky pretendim i rrejshëm me doza të mistikës, pretendohet se edhe mediumet nuk e transmetojnë këtë informacion sepse e fshehin. Por, mediumet, në të vërtetë transmetuan këtë incizim në gusht të vitit 2019, kur për virusin korona as nuk bëhet fjalë. Një prej mediumeve i cili transmetoi incizimin në gusht të vitit 2019 ishte Reuters i cili njoftonte për demonstrata kundër qeverisë së Hong Kong-ut. Aspak nuk kishin të bënim as me rrjetin 5G as me virusin korona.

Dezinformata numër 4: Ndalesa për lëvizje në Kroaci shfrytëzohet për vendosjen e antenave 5G
Me fotografi të vjetra të stacioneve bazë për 2G, 3G dhe 4G dezinformohet opinioni se ora policore dhe ndalesa për lëvizje të qytetarëve në Kroaci shfrytëzohet për vendosjen e antenave 5G. Në Zagreb aspak nuk është duke u zhvilluar një operacion i tillë. Por, në rrjetet sociale tashmë me të madhe shpërndahen edhe apele për rrënimin e “transmetuesve të 5G” , të vendosura gjatë kohës kur të gjithë qytetarët ishin në karantinë. Analiza tregon se fotografia është realizuar në Vienë, dhe jo në Kroaci.

Në Kroaci nuk është e nevojshme që të vendoset rrjeti 5G në fshehtësi, larg syve të opinionit sepse procesi për implementimin e kësaj teknologjie në Kroaci zgjat me vite dhe është publik. Përndryshe, nuk ka fakte se teknologjia është e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Dezinformata numër 5: Britania e Madhe ka prishur marrëveshjen për 5G me kompaninë kineze Huawei , sepse testet ishin të kontaminuara me virusin korona.
Në tekstin e publikuar në faqen e “Organiser “, thuhet se Britani është tërhequr nga marrëveshja me kompaninë kineze “Huawei”, sepse testet për virusin korona kanë qenë të kontaminuara. Pr, nuk ka asnjë lidhje mes Kinës, Huawei-t, Britanisë, 5G dhe kontaminimit të testeve.

Është e saktë se në Britaini ka pasur vonesë në dërgesën e mostrave për testim të Covid-19, për shkak të kontaminimit. Por, këto teste kanë qenë të një kompanisë me seli në Luksemburg, “Eurofin”, dhe jo nga “Huawei”. Kompanie për telekomunikim “Huawei” nuk prodhon teste për praninë e virusit korona, ndërsa Britania vazhdon me zhvillimin e 5G infrastrukturës.