Dasmorët kërkojnë koparen që dhanë për sallat e dasmave


Situata kritike e krijuar nga COVID-19 përpos që ka lënë pezull ceremonitë e dasmave deri në një kohë të pacaktuar, qytetarët po kërkojnë t’u kthehen paratë të cilat i dhanë për rezervimin e sallave të dasmave për këtë sezonë verore.Një mërgimtar ka raportuar në KALLXO.com se vajza e tij kishte rezervuar një sallë të dasmave vitin e kaluar e për të cilën thotë se kishte paguar avans 30 përqind të shumës.

Por, meqë dasma e cila pritej të mbahej në fillim të këtij muaji nuk u mbajtë për shkak të pandemisë, ai tregon se paratë i kanë kërkuar por që nuk u kthyen nga pronarët e sallës së dasmës me arsyetimin se i kanë shpenzuar në investime të sallës.“Vajza ime ka rezervuar që në vitin e kaluar një hotel në Kosove për dasmë duke paguar paraprakisht 30% të totalit si depozite për muajin korrik të 2020. Për shkak të situatës së tanishme dasma nuk ishte e mundur të mbahet, ndërsa paratë nuk kthehen me arsyetimin se ato para janë harxhuar moti në investime të hotelit”, ka deklaruar ai.