Dardan Molliqaj: Dje ka pasur festë në Vetëvendosje, Albini Kurti nuk do që ta shpëtojë UÇK’në


Ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj po thotë se në Vetëvendosje, dje ka pasur festë, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale për ish-presidentin Hashim ThaçiDardan Molliqaj, që tash drejton Partinë Socialdemokrate të Kosovës, këtë deklaratë e ka bërë në ‘REPORTERI/INTERVISTA’, prodhimin televiziv të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për Kanal10, që shfaqet të dielën, prej orës 20:10, në REPORTERI.net dhe Kanal10.

Duke folur për konfirmimin e aktakuzës së Speciales për eprorët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, ai tha se në Hagë, “Po gjykohen këta njerëz, si drejtues të një formacioni, këtë rast Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.Po gjykohet përpjekja për liri”, shtoi kreu i PSD’së.