Covidi-19 futet në Vetëvendosje, infektohet deputeti i parë


Ai ka thënë se edhe bashkëshortja e tij, ka gjithashtu simptoma të njëjtaKy është postimi i plotë:Të dashtun,Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covidit-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri.
Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezulati i testit tim për Covidin-19 është pozitiv.Sikurse unë, edhe Yllka ka simptoma të njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e “këshilla profesionale”.

Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë.Shëndet për ju dhe familjet tuaja!P.S. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covidin-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruajeni shëndetin tuaj dhe të familjes.