Cili është plani B nëse nuk prodhohet vaksina kundër koronavirusit


E gjithë bota shkencore, kompanitë farmaceutike dhe qeveritë janë të angazhuara për të gjetur një vaksinë efektive të koronavirusit sa më shpejt me investime prej miliarda dollarësh. Por ekziston një mundësi e dytë, që nuk është shumë e popullarizuar, domethënë që asnjë vaksinë të mos prodhohet kurrë. Në vend që ta zhdukim virusin nga faqja e dheut me një injeksion, hipoteza është që të mësohemi të jetojmë me të, nëse jo përgjithmonë, të paktën për një kohë të gjatë. Sot, edhe për shkaqe ekonomike, i jepet jehonë e madhe lajmeve për testimet e vaksinave. Njoftimet për çdo hap të vogël në rrugën për të imunizuar botën ndodhin përditë: aktualisht janë 101 eksperimente në zhvillim. Shumë ekspertë konsiderojnë seriozisht mundësinë që mund të mos kemi një zgjidhje. Ose ka më shumë të ngjarë që t’a kemi, por jo aq shpejt sa mund të presë dikush. Ka ndodhur edhe më parë.

Vështirësitë Në dallim nga HIV dhe malaria, që pësojnë mutacione të mëdha, ky detaj i bën shkencëtarët të shpresojnë. Anthony Fauci, kreu i grupit të Shtëpisë së Bardhë flet për 18 muaj. Shkencëtarët e tjerë janë më të kujdesshëm sepse po flitet për sisteme biologjike, jo mekanike, dhe shumë gjëra varen nga mënyra se si reagon organizmi. Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregosh që vaksina funksionon dhe është e sigurt: nuk mund të rrezikosh të injektosh diçka që në vend që të mbrojë trupin, të shkaktojë dëme të tjera, raporton abcnews.al

Mekanizmat për prodhimin e vaksinës janë të larmishme, ka faza të ndryshme testimi dhe sigurisht përfundimi i hulumtimit në një vit e gjysmë do ishte një sukses i parealizuar kurrë më parë. “Janë 100 projekte në studim me teknika të ndryshme, secila ka avantazhet dhe dizavantazhet. Ne nuk e dimë nëse dhe cili kandidat do të arrijë rezultatin e dëshiruar,” thotë Sergio Abrignani, imunolog i Patologjisë Shtetërore në Milano. “Në botën normale duhen pesë deri në dhjetë vjet, me një mesatare prej tetë, për të pasur një vaksinë. Sipas eksperiencës sime, pavarësisht të gjithë shkurtesave të nevojshme, do të jetë e vështirë të kemi një vaksinë pa kaluar dy vite, nëse duam të jemi të sigurt për dy gjëra themelore: Sa e sigurt është dhe sa imunitet sjell?

Kur dëgjoj për një vaksinë të gatshme në shtator, kjo është fantashkencë për mua dhe do të doja të isha i gabuar”. Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë që qeveritë të marrin në konsideratë planin B: bashkëjetesën e gjatë me virusin.

Çfarë ndodh kur vaksinat nuk funksionojnë?Në vitin 1984, kur në Uashington u njoftua se ishte zbuluar një virus i ri, i njohur si HIV, Sekretarja e Shëndetit e asaj kohe, Margaret Heckler parashikoi se vaksina do ishte e gatshme për testim brenda dy vitesh. Sot, 32 milionë të vdekur më pas, bota ende po e pret vaksinën. Vështirësitë janë të natyrshme me këtë virus, i cili ndryshon vazhdimisht, madje edhe gjatë një infeksioni të vetëm, raporton abcnews.al

Për fat të mirë, Covid-19 nuk duket se i ka këto karakterisstika dhe kjo i bën ekspertët më optimistë. Sëmundje të tjera kanë dhënë probleme me vaksinën. Mes viteve 2015 dhe 2016 u njoftua se ishte prodhuar vaksina për virusin Dengue, një sëmundje që vret rreth 400 mijë njerëz në vit, por në vitin 2017 u pezullua sepse u zbulua se simptomat e sëmundjes u përkeqësuan. Për të pasur një vaksinë të variçelës u deshën 28 vite, për virusin e papijomës u deshën 15.