CFARË THA VJOSA OSMANI QË I NXITI DEPUTETËT E LDK-SË ?


Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre nga Vjosa Osmani, pasi që situata ishte gati të eskalonte kur kjo e fundit kërkoi nga Xhavit Uka të ulje në vend e të mos bërtiste sepse përndryshe do t’a largonte nga seanca përmes sigurimit.

Por si erdhi deri aty?Gjithçka fillojë para se Ganimete Musliu të merrte fjalën. Ishte në fakt Salih Zyba ai që e quajti disa herë “paranojak” Driton Selmanajn, por që për këto fjalë të tij, nuk pati reagim nga Vjosa Osmani.

Kur Ganimete Musliu mori fjalën, ishte deputetja e LVV, Fitore Pacolli ajo që fliste nga ulësja e saj, ndërsa deputetja Musliu i tha disa herë “Mbylle Gojën”, fjalë këto të cilat nuk i pëlqyen Osmanit që i kërkoi të ketë kujdes se si shprehet, raporton Insajderi

Reagimi erdhi nga deputeti i LDK-së, Xhavit Uka i cili e pyeste Vjosën se pse nuk e ndërpreu fjalën e Salih Zybës kur i thoshte paranojak Selmanaj-t, ndërsa Vjosa Osmani ja ktheu se ju e keni përdorur këtë fjalë më së shumti për 52 ditë, duke i’u referuar thirrjeve të anëtarëve të LDK-së të cilët e quanin Albin Kurtin paranojak. Më pas gjithçka doli nga kontrolli kur deputeti Uka u afrua tek kryetarja e Kuvendit, e cila u detyrua të ndërpres seancën deri në vendimin e ardhshëm të kryesisë