Çfarë po ndodhë me mocionin e Vetëvendosjes për rrëzimin e Hotit?


Ish-ministrja e Drejtësisë, në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka thënë se PDK-ja s’është e interesuar për rrëzimin e Qeverisë, zgjedhjet të pashmangshme.“Neve na duhen 40 nënshkrime për ta proceduar formalisht në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht ne kemi subjekte opozitare që ja mbajnë vetes opozitë, por që nuk japin nënshkrimet për ta rrëzuar një Qeveri që edhe për ata konsiderohet në deklarimet e tyre si Qeveri kriminale.

Prandaj është e papranueshme qasja që ka zgjedhur PDK-ja dhe ne jemi të bindur se nëse kemi nënshkrimet e PDK-së padyshim që do të arrihet numri 61 për ta dërguar këtë Qeveri në shtëpi”, tha Haxhiu.E sipas analisti politik, Nexhat Haziri, PDK-së nuk i konvenon rrëzimi i Qeverisë Hoti në këto momente.

Nexhat Haziri“Që në fillim edhe VV-ja ka qenë e vetëdijshme për mos suksesin e iniciativës së tyre për mocion ndaj qeverisë Hoti, përveç mungesës së përkrahjes nga PDK-ja e cila nuk e ka momentumin në favor të saj, ajo që po e bënë të pamundur mocionin e LVV-së , është performanca e mirë e kryeministrit Hoti dhe përkrahja që gëzon nga partnerët ndërkombëtar siç janë vendet e BE-së dhe SHBA-së”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, rreziku për Qeverinë Hoti vjen nga mungesa e 61 votave në Kuvend.“Dhe kërcënimin e tyre me mocion më duket si kërcenim “i tigrave prej letre”. Ajo që paraqet sfidë e që është rrezik për qeverinë Hoti, është mungesa e miratimit të ligjeve dhe nismave të tjera qeveritare në mungesë të një shumicë prej 61 votash në Kuvend, se sa ndonjë rrezik që paraqet mocioni i LVV-së”, deklaron Haziri.

Për fund, Haziri ka thënë se Qeveria Hoti duhet të ri formatohet.“Dhe për ta evituar një rrezik të tillë, Qeveria Hoti duhet ta mendoj një riformatizim të koalicionit qeveritar që do ta bënte më stabile dhe më vendimmarrëse Qeverinë Hoti përballë sfidave që i ka para vetës vendi, dhe shkuarja në zgjedhje do të shkaktonte vonesa të mëdha të Kosovës në shumë aspekt si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe në atë të jashtëm”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Bota sot”.