Çfarë pasurie marrame.ndese fsheh Mesdheu?Ja pse Greqia dhe Turqia janë gati të shkojnë në luftë


Ashtu si në shumë mosmarrëveshje globale, vendet në fjalë kanë ko.nflikte me njëra-tjetrën për qasjen në burimet natyrore, përkatësisht depozitat e mundshme të gazit dhe të naftës në detin e Mesdheut.

Te.nsionet në Mesdheun Lindor nuk janë asgjë e re, pasi aleatët e NATO-s dhe fqinjët si Greqia dhe Turqia janë në prag të l.úftës për një sërë çështjesh që nga vitet 1970.Konkurrenca për të drejtat e eksplorimit në rajon, për rezervat e naftës dhe gazit është mosmarrëveshja e fundit mes dy vendeve.

Por, çfarë ka ndodhur? Turqia dërgoi në fillim një anije eksplorimi në Mesdhe në maj të vitit 2019 ku realizoi testime sizmike dhe shpime eksploruese jashtë bregdetit verior të Qipros. Si përgjigje ndaj këtij veprimi, BE sanksionoi Turqinë në korrik të vitit 2019, duke zvogëluar ndihmën financiare për vendin gjatë vitit 2020 me 145.8 milionë euro.