“Çartet“ Vjosa Osmani! Ulu aty o Kujtim “Unë jam sherifi këtu”


Nxe het debati mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës, “S’ke të drejtë”, “Unë jam sherifi këtu”Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është nxe hur debati mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, dhe deputetit të LDK’së, Kujtim Shalës. I gjithë debati është nxítur pas ndërhyrjes që Osmani ka bërë në fjalën e ministres Meliza-Haradinaj Stublla e e cila po kritikonte qeverisjen e Albin Kurtit.

Shala i ka thënë Osmanit se nuk mund të ndërhyjë dhe të bëjë komente të fjalimeve që bëhen në Kuvend dhe që s’i lejohen pozícionimet politike.“Provat që ju mundoheni t’i paraqisni kundër qeverisë janë të mjaftueshme. Por ju s’mund të bëni komente politike, sepse nuk e lejon procedura”, ka thënë Shala.

Derisa Osmani ka qenë shumë e ashpër duke i thënë Shalës se s’jeni mësuar me kryetar të Kuvendit që respektojnë rregulloren e Kuvendit.Ajo ka thënë se deputetët e LDK’së janë mësuar me kryetar Kuvendi të cilët i kanë quajtur edhe pjesë ban dash.“Ju jeni mësuar me kryetar të Kuvendeve që i keni quajtur pjesë të ban dave, dhe tashmë s’mund të duroni një kryetare që respekton rregulloren. Ju duhet të mësoheni sepse siç thonë amerikanët “There is a new Sherif in town.Duhet ta harroni që unë drejtoj seanca vetëm në mënyrë teknike”, ka thënë ajo