“Çartet“ Lushtaku: S’ka bir nane që më largon nga PDK’ja


Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë nuk mund ta largojë askush nga partia. Duke iu përgjigjur një iniciative të Veselit për t’i larguar nga postet zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuzaa, Lushtaku është kategorik. Ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atij i mbushet mendja vet për t’u larguar.

Këto deklarata Sami Lushtaku i ka bërë në një përgjigje dhënë Gazetës Express, i pyetur se a do të konsiderojë largimin nga PDK’ja, pas vendimit të fundit të kreut të PDK’së, Kadri Veselit, për të larguar nga partia dhe institucionet e Kosovës të gjithë zyrtarët e PDK’së të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.Ai bindshëm thotë se nga Partia Demokratike e Kosovës s’mund ta largojë askush.