Bur’dushi ia sheh “hairin” Korn’avirsit


Nuk është prekur nga COVID-19.Raportin e mjekut për vetizolim, ndërkaq e ka shfrytëzuar për ” t’i ikur drejtësisë”.Mjekut popullor, Hysri Peqani- Burdushi i është parashkruar aktakuza për mashtrim.Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur pasi i akuzuari në datën e caktuar të seancës gjyqësore ka qenë në vetizolim.“Deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur me arsyetim se përkundër caktimit që të mbahet seanca gjyqësore në mënyrë të rregullt, e njëjta nuk është mbajtur pasi i akuzuari Hysri Peqani për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë në vetizolim 10 ditor në shtëpi”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.Gjykata Themelore në Prizren, në vitin 2018, pati dënuar me burg e gjobë Hysri Peçanin, i njohur si Burdushi.

.Mjeku Hasani, i cili është edhe Shef i Urgjencës në Prizren, për shkak të shenjave të sëmundjes, i ka rekomanduar Burdushit që të vetizolohet në shtëpi për 10 ditë.“I kemi mbi 100 pacientë të cilët ju kemi rekomanduar që të vetizolohen për të përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore, se mos po shfaqin simptoma të Koronavirusit dhe pastaj të vazhdojmë me procedura të tjera mjekësore”, tregon Hasani.Sipas tij, një rekomandim i tillë i është dhënë edhe pacientit Hysri Peqanit.

“Me Hysri Peqanin kemi vepruar si me çdo pacient tjetër “,tha Hasani për “PrizrenPress”.Në mungesë të të akuzuarit në seancën e fundit, Gjykata e Prizrenit ndërkaq, ka parashkruar lëndën e Burdushit.Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, pati ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysri Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuante nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.Me këto veprime, Peqani u akuzua se ka kryer veprën penale të mashtrimit.