Blerjet e tokave 1 euro ari nga komandantët dhe fabrikat që u shitën për troje, gjithçka që po hetohet rreth privatizimit


Pesëdhjetë ari tokë të shtetit të shitura për 50 euro, qindra hektarë të blerë nga komandantët me çmime sa një shujtë e thjeshtë ditore për ari. Nga ana tjetër, bordi i Agjencisë së Privatizimeve ishte paguar deri në 3 mijë euro për një mbledhje. 15 vjet më vonë vëmendja është rikthyer te privatizimet. Çka ndodhi me pronat e shtetit, si u shitën e kush i bleu? Media ju sjell përmbledhjen nga Komisioni që po heton proceset.

Rreth 18 vjet më parë, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni i cili kishte urdhëruar që tokat dhe asetet e tjera të shtetit të privatizoheshin, duke u shitur te individë të ndryshëm. Po Kuvendi i Kosovës më 10 korrik të këtij viti formoi një komision parlamentar për ta hetuar procesin e privatizimit të aseteve publike, që siç konsiderohej, nuk kishte shkuar siç duhej. Për t’i ndjekur sesionet e intervistimeve të dëshmitarëve është shfaqur interesim i madh i publikur. Kjo po e inkurajon edhe kryetarin e këtij komisioni, Hajrulla Çekun.

Shtatëdhjeteshtatë deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, që e ka riaktualizuar procesin e transformimit të pronës së ish ndërmarrjeve shoqërore nga prona shoqërore në pronësi private. Që pas miratimit, 11 anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë janë duke u angazhuar që t’i hetojnë rrethanat e dyshimta nëpër të cilat toka e shtetit u shndërrua në tokë private të individëve të ndryshëm.

I kënaqur me nivelin e përmbushjes së planit të punës është shprehur kryetari i këtij komisioni, Hajrulla Çeku. Në një prononcim Express, ai ka thënë se është i kënaqur me nivelin e përmbushjes së planit të punës. Çeku se e inkurajon fakti që ka interesim të madh publik për t’i ndjekur sesionet e intervistimeve të dëshmitarëve në lidhje me privatizimet.