Bie Bora E Parë Në Trojet Shqiptare / Ja Cili Është Qyteti Që U Zbardh


Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës.Web-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook e ka publikuar një video ku mund të vërehet se Brezovicën e ka zbardhur bora.Kujtojmë se edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”.