“Biden, përballë sfidave”, Zëri i Amerikës: Ky do të jetë shqetësimi i tij i parë


vDemokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë.

Zoti Biden, ish nënpresident dhe senator amerikan i shtetit Delauer, bëri fushatë me premtime për të zbatuar politika të gjera, por pragmatike në fushën e kujdesit të përballueshëm shëndetësor dhe arsimit, për të rritur pagën minimale dhe ndihmën për të varfërit si dhe për të zhvilluar industri të energjisë së pastër që do të krijonin miliona vendeve të reja pune.Shqetësimi i tij i parë,

megjithatë, do të jetë përballja me pandeminë e koronavirusit. Të hënën ai pritet të njoftojë formimin e një grupi të posaçëm për të këshilluar presidentin e zgjedhur mbi mënyrat se si mund të përballohet kjo sëmundje që ka lënë më shumë se 236,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mëse 9.8 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Por analistët thonë se sfidat e zotit Biden janë mjaft të mëdha dhe suksesi i tij do të varet nga rrugët që do të ndjekë për të bashkuar vendin dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët në Kongres sapo të jetë larguar Presidenti Donald Trump.“Ndarjet janë të thella,” – thotë David Redlawsk, profesor i politikës në Universitetin Delaware. “Kam shpresë se me kalimin e kohës do të ecim në rrugën e shërimit. Kjo nuk do të ndodhë shpejt. Nuk do të jetë e lehtë”.