Berat Buzhala i del në mbrojtje Isa Mustafës


Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas akuzave ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, se ai merr pagë nga Universiteti i Prishtinës prej vitit 2016, edhe pse nuk shkon në fakultet.Mustafa mbrëmë e ka demantuar lajmin, duke e quajtur shpifje deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci. Ai ka kërkuar nga deputeti që t’i kërkojë falje publike.Edhe Buzhala ka thënë se kjo ishte një “rrenë tipike propaganduese”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:Mirëmëngjes të gjithëve, përveç atyre që rrejnë dhe shpifin në çdo status të tyreKundër kryetarit të LDK’së Isa Mustafa u lëshu një rrenë tipike propaganduese, qysh ai po merr pagë prej vitit 2016, edhe pse nuk po shkon në ligjërata. Qysh thonë, rrena ka udhëtuar deri në skajin e botës, kurse e vërteta hala nuk i ka mbathe këpucët. Aq mirë ishte e kurdisur sa gati e besova edhe unë.

Kur Universiteti e mohon një gjë të tillë, rrenci veç e kthen kokën në anën tjetër edhe e vazhdon jetën me rrenën e radhës, thu’ qe është fabrikë e autorizuar për shpifje.