Bekim Jashari zbulon pseudonimet që kishin Adem dhe Hamëz Jashari


ekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka zbuluar se si në kohë lufte, familja Jashari kanë përdorur pseudonime për Adem dhe Hamëz Jasharin.“Jemi munduar gjithmonë të përdorim pseudonime, kur ka qenë në pyetje si për armatim, si për njerëz. Ne kemi pasur pseudonim edhe për Hamëzën, edhe për Ademin”, ka treguar Bekim Jashari

“Babushin e kemi quajtur ‘Dyl Mehmeti’, sepse e ka luajtuar rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim, edhe me këndim”, ka thënë ai.“Kurse axhën Adem e kemi quajtur ‘Syla’. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit’’, ka bërë të ditur Jashari.