Bekim Jashari: Nëse po’pulli shqip’tarë kërkon që ne ta ma’rrin Preside’ntin, Ne do ta marrim!


“Mendoj që sa më shumë që vonohemi vetëm do të shkaktojmë dëm te ne të gjithë. Sepse duhet të bëhen bashkë pozitë e opozitë sepse janë në pyetje temat nacionale dhe bisedimet me Serbinë”. Kur foli për pozitën e presidentit dhe mundësin që nga kjo familje të ketë një kandidatë për këtë pozitë ai tha se familja Jashari asnjëherë s’ka kërkuar pozita. Sipas tij, vetëm populli mund ta bëjnë një propozim të tillë. “Janë qytetarët dhe populli që mund ta bëjnë një propozim të tillë siç ka ndodhur edhe në rastin tim për kryetar komune, sepse nuk është që dikush nga ne dëshiron të ketë pozita të tilla”

Mes tjerash, Jashari theksoi se janë vonuar e stërvonuar në këtë drejtim, sepse kullat dita ditës po d ëmtohet, e mund edhe të rr ënohen krejtësisht. “Komiteti ndërministror është aktivizuar, por shpresoj që kryesuesi i këtij komuniteti zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri të thërras takimin e radhës më shpejt dhe të vazhdojmë tutje”. “Pse është vonuar është bukur temë e gjatë por shpresojmë që të mos vonohemi më sepse jemi stërvonuar dhe ato objekte dita ditës po bien copa-copa dhe ndoshta një ditë kur të zgjohemi në mëngjes nuk do të shohim asgjë.Pse është vonuar është bukur temë e gjatë por shpresojmë që të mos vonohemi më sepse jemi stërvonuar dhe ato objekte dita ditës po bien copa-copa dhe ndoshta një ditë kur të zgjohemi në mëngjes nuk do të shohim asgjë