Bekim Jashari ia dhuron Halil Kastratit shtatoren e Adem Jasharit


Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka pritur zot në zyrë kreun e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit, Halil Kastratin, të cilit ia ka bërë dhuratë një shtatore të heroit Adem Jashari.Kastrati ka thënë se për të është një nder i veçantë për të që të pranojë një dhuratë të tillë, derisa thotë se Kosova është e bekuar që ka familjen Jashari.

Reagimi i plotë:Faleminderit shumë!Në këto momente të vështira për vendin, pranova dhuratë nga kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, këtë shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari.Pos nderit të jashtëzakonshëm, prania e Bacit na riktheu shpresën dhe dinjitetin mbi themelet e të cilave është i ndërtuar shteti ynë.Familja Jashari është sakrifica hyjnore që na siguron se Kosovën e ka bekuar Zoti, dhe e tillë do të mbetet për gjeneratat që vijnë.