Bekim Haxhiu thotë se disa nga vaksinat e dhuruara nga Norvegjia janë me afat të skaduar


Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar llogari nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë, teksa ka thënë se rreth 53 mijë vaksina për imunizimin e koronavirusit afatin e skadimit e kishin më 30 qershor. “Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”, ka deklaruar ndër të tjera ai. Ai, tutje ka konsideruar se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, teksa ka kërkuar nga qytetarët të kujdesen për vetën. Ndryshe, Norvegjia në formë donacioni dhe në bashkëpunim me BE’në ia ka dorëzuar Kosovës mbi 183 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Postimi i plotë i Bekim Haxhiut: Dikush nga Qeveria e Kosovës duhet të përgjigjet për donacionin e vaksinave AstraZeneca të pranuara sot nga Norvegjia. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Sa prej këtyre vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia ju ka skaduar afati i përdorimit me datë 30 Qershor 2021 dhe sa prej tyre iu skadon me 30 Korrik 2021. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion. Norvegjia dhe Danimarka janë dy vende që muaj më parë kanë larguar nga përdorimi vaksinat AstraZeneca. Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Sipas OBSH aprovimi i vaksinave kundër COVID-19 me procedurë emergjente, përfshirë edhe vaksinën AstraZeneca, nga rregullatorët e barnave u dha me 6 muaj aftat të skadimit në dispozicion. Pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar donacionin e vaksinave AstraZeneca që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi për qytetarët e saj, i ftoj qytetarët e Kosovës që para se të marrin vaksinat të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave duke llogaritur se afati i përdorimit për vaksinat anti-COVID-19 është 6 muaj. Qytetarët duhet vet të kujdesen për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së tyre nga COVID-19, pasi MSH ka dështuar. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive