Bëhen Bashkë Imami Kosovar Dhe Rabini Shqiptar, Luten Për Kosovën Dhe Kombet E Tjera


Bëhen bashkë Imami kosovar dhe Rabini shqiptar, luten për Kosovën dhe kombet e tjera Imami i Prishtinës, Labinot Maliqi, ka pritur në takim Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u.

Maliqi ka publikuar një video në rrjetin social rast kanë bërë edhe disa lutje. “Së bashku me rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan, e bëmë një lutje të përbashkët për Kosovën, Izraelin, Palestinën, Gazan dhe për të gjitha kombet e botës”, shkruan imami në Facebook.