Baton Haxhiu tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas Veselit, parapëlqen Vlora Çitakun


Gazetari Baton Haxhiu në emisionin Pressing të T7, ka treguar se kush duhet të vazhdojë ta udhëheqë Partinë Demokratike të Kosovës, në rast se konfirmohet akuza ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale.Haxhiu tha se Veseli fillimisht duhet që ta lë një ushtrues detyre për një kohë. Sipas tij, është e rëndësishme që PDK’ja të futet në qeveri, e pastaj të zgjidhet kryetari i saj.

“Veseli duhet ta lë një ushtrues detyre për një kohë. PDK’ja duhet të jetë pjesë e qeverisë dhe njëkohësisht ta përgatitë garën për kryetarin të partisë pas gjashtë muajsh apo një viti. Kjo është arsyeja pse PDK’ja duhet të jetë në qeveri, që të jetë pjesë e qevTutje, ai tregoi se do të jetë një garë e ngushtë për kreun e partisë brenda PDK’së, ku si kandidat potencial sheh Enver Hoxhën, Memli Krasniqin, Vlora Citakun dhe Uran Ismailin.