Avokati Tomë Gashi: Ky është gabimi i pafalshëm i Hashim Thaçit që bëri para se të shkojë në Gjykatë Speciale


Avokati Tomë Gashi: Ky është gabimi i pafalshëm i Hashim Thaçit që bëri para se të shkojë në Gjykatë Speciale“Presidenti Thaçi ka bërë gabim të pafalshëm që nuk dha dorëheqje menjëherë posa e mori vesh se kundër tij janë ngritur akuza në Gjykatën Speciale në Hagë për kríme lu fte dhe për kríme kundër njerëzimit. Ai do të duhej të dorëhiqej menjëherë dhe atë për hir të mbrojtjes së dinjitetit të shtetit të Kosovës, sepse presidenti e përfaqëson Kosovën dhe nuk ka fare rëndësi se si do të rrjedhin gjërat në Gjykatë Speciale, në Gjykatën që mund të thuhet se e krijoi vet duke bërë presion tek deputetët në gusht të 2015”, ka thënë Gashi.

Ai vlerëson se presidenti jo vetëm që nuk dha dorëheqje, por ai priti 5 ditë për një paraqitje para qytetarëve, përmes një video të incizuar dhe publikuar në Facebook.“Dhe ai jo që nuk dha dorëheqje as pas 5 ditë pritjeje të paraqitjes së tij para qytetarëve që ai i përfaqëson por ai pas 5 ditë nuk foli fare me qytetarët e Kosovës, por vetëm e bëri një postim të incizuar disa orë më herët deri sa ishte në darkë me kryeministrin e Shqipërisë,

zotin Edi Rama dhe u vërtetua ajo që ai e dinte më mirë se të gjithë ne, se asnjë burrështetas dhe asnjë zyrtar i lartë shtetëror përveç vëllezërve shqiptarë nuk do të takohet me të, deri sa mbi supet e tij rëndojnë aku zat për krime të luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka theksuar avokati.