Avokati i Thaçit përplaset me gjykatësin e Speciales: Pse s’ka simbole të Kosovës këtu?


Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së, Hashim Thaçi në Hagë është duke u zhvilluar me disa probleme teknike.Përpos problemit në përkthim që u deklarua nga avokati mbrojtës i Thaçit, ai iu drejtua gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Gillou, duke i thënë se në këtë sallë nuk ka asgjë të Kosovës, asnjë simbol të Kosovës.

“Kjo është një gjykatë e Kosovës, por këtu nuk ka asgjë të Kosovës, asnjë simbol të Kosovës. Ndoshta do të mund të kishit veshur veshje kuq e zi, si të kosovarëve. Unë s’jam anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, pra është e rëndësishme që të sillet kostumi jonë në gjykatë”, tha avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper.

Seanca gjyqësore ndaj Thaçit është duke u zhvilluar, ku pak më parë pas leximit të aktakuzës, Thaçi deklaroi se ndjehet i pafajshëm.“I nderuari gjykatës, akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht, për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”, ka thënë Thaçi.