Avdullah Hoti “këshillohet” nga Ramush Haradinaj


Qeveria e Kosovës aktualisht llogaritet ti ketë 46 zëvendësministra neper Ministritë e ndryshme përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga partitë në koalicion. Numri i lartë i zëvendësministrave në Qeverinë aktuale ka marrë dhe vazhdon të merr kritika të ashpra e sidomos nga Shoqëria e Civile e partitë opozitare përfshirë Vetëvendosjen.

Numri i lartë i emërimit të zëvendësministrave neper ministritë adekuate të Qeverisë Hoti ka kaluar numrin e paraparë dhe premtimin për vetëm nga dy zëvendësministra në çdo ministri. Deri me tani sipas të dhënave ka 46 zëvendësministra por që po vazhdohet ende emërimi i tyre ani pse ishte premtuar që do të jetë e kundërta.

Kujtojmë se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Kabineti i Haradinaj, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.

Derisa Qeveria Hoti asnjëherë nuk ka dashur të flas për ketë çështje, Vetëvendosje është ajo e cila po reagon ashpër ndaj një dukurie të tillë sidomos numrit të lartë të zëvendësministrave të Qeverisë se Avdullah Hotit, apo siç ata i referohen “Qeverisë Koti”.

Në lidhje me numrin dhe emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë Hoti nuk ka dashur të flas askush nga kjo qeveri përfshirë zyrën për Informim dhe zyrtarë të tjerë nga Qeveria.Gazeta është munduar të marr një qëndrim për ketë nga Arban Abrashi, Florian Dushi por edhe zyrtarë tjerë nga Ministritë përkatëse por kjo ka qenë e pamundur pasi që ata nuk kanë dashur të flasin për ketë çështje.

Abazi: Premtimi për ç’kapje u kthye në kapjeImageHaki AbaziFOTO GALERIIsh zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi ka thënë për “Bota Sot” se Qeveri Hoti është qeveri ilegale dhe se është në mbrojtje të interesave personale dhe kryesisht rreth atyre që kanë kapur shtetin.

“Qeveria ilegale po merr vendime në vazhdimësi po ashtu në kundër të gjitha premtimeve që janë bere në fushate elektorale dhe në kundërshtim me interes të funksionimit të shtetit dhe interesit qytetar. Kjo qeveri ilegale është në mbrojtje dhe avancim të interesit të individëve kryesisht të atyre që kanë kapur shtetin. D.m.th premtimi për ç’kapje gjate fushatës është kthyer në kapje edhe me të forte dhe keqpërdorim efektiv të pozitave dhe resurseve të vendit. Kjo qeveri ilegale përbën rrezik të interesit të përgjithshëm dhe duhet të shkoje sa me pare”.

Qeveria Hoti deri më tani ka emëruar një numër të lartë të zëvendësministrave në ministritë përkatëse derisa për ketë janë duke u bërë akuza nga më të ndryshmet nga tashmë partitë opozitare. Deri më tani sipas të dhënave, Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka emëruar 46 zëvendësministra dhe që ende është duke vazhduar emërimi i tyre.