Arrestohet Fjolla Morina


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po udhëtonte me dy armë zjarri me vete.Këngëtarja e njohur me origjinë që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po udhëtonte me dy armë zjarri me vete.Policia ka gjetur në makinë tip “Audi” një pistoletë me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak. Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip cakmak.

Morina me banim në Prishtinë po udhëtonte me personat F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.