Armend Muja: Dy lajme të këqija për qeverinë Hoti


Analisti politik, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se ashtu siç pritej, Joe Biden është presidenti SHBA-ve. Ai këtë e vlerëson si lajm të mirë për botën dhe Kosovën, por jo edhe për qeverinë Hoti. Sipas tij, këto dy ditë ishin të hidhura për qeverinë e Hotit.

Muja shkruan në Facebook se dy nga hisedarët kryesor të qeverisë Hoti, Grenell dhe Thaçi, nuk janë më në skenë. Ai shkruan në fund se Kosova do të frymëzoj lirshëm. “Jo Biden, President i SHBA-se: Siç pritej, Joe Biden President. Lajm i mire për boten e Kosovën. Këto ditë ishin të hidhura edhe për Qeverinë Hoti. Dy nga hisedarët kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaçi nuk janë në skene. Çështja e Kosovës nuk është më e hapur, ajo është e mbyllur. Kosova do te filloj te frymoj lirshëm”, ka shkruar Muja në Facebook. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvziv