Arbana Xharra i del në mbrojtje Qëndrim Gashit: S’duhet të shkarkohet e as të


Reagime të shumta ka pasur në Kosovë pasi ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.Ndaj këtij postimi të tij ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe deputetë të caktuar, ku këta të fundit, por jo vetëm kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit Gashi dhe arrestimin e tij, shkruan Reporteri.net.

Por Gashit i ka dalë në mbrojtje Arbana Xharra e cila thotë se Qëndrimi nuk duhet as të shkarkohet e as të arrestohet, pasi përfaqëson shtet sekular me Kushtetutë, e jo shtet islamik.Postimi pa ndërhyrje i Arbana Xharrës:

Ne Kosove po behet thirrje nga “muslimanet e devotshem”, qe te arrestohet ambasadori i Kosoves ne France Qendrim Gashi, pse ka shprendare ne Twitter nje postim me karikaturen e Muhamedit. Ne mesin e ketyre qe bejne kete thirrje ka politikane, aktore…Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik.