Arbana Xharra “godet“ Ternaven, o Naim boll i ínfektuat fëmijët e këtij populli me medrese e xhami


Publicistja Arbana Xharra, ka rea guar pasi myftiu Naim Tërnava ka mbajtur ligjërata para nxënësve në shkollën ‘Xhemal Mustafa’ në Prishtinë.

Xharra ka deklaruar se Naim Tërnava nuk ka vlera kulturore dhe nuk është ek spert i çështjeve ndëret nike e as i kulturave për të mbajtur ligj ërata para nxënësve të klasave të treta. Ajo ka thënë se Tërnava është vetëm një imam dhe se shkolla ‘Xhemal Mustafa’ nuk është medrese dhe se nuk është dashur t’i jepet leje për futjen e tij në klasa.

Shkolla që mban emrin e Xhemail Mustafës, njeriut më të afër të Rugovës, fton shefin e bashkësisë Islame që t’u mbajë ligjeratë nxënësve të klasës së tretë. Ligjëratë mbi Vlerat kulturore dhe tolerancën etnike. E para pyetje: cilat vlera kulturore përfaqëson Naim Tërnava, e dyta: për cilën tolerancë etnike flet ky? Ky nuk është as ekspert i çështjeve ndëretnike, as ekspert i kulturave, është vetëm imam i fesë islame. Çka kërkon shefi i bashkësisë islame para nxënësve të klasës së tretë? Është kjo shkollë medrese apo çka? Kush është Drejtori/a e arsimit që e dha lejen? A kanë prindër këta fëmijë? Kur do të bëheni njëherë shtet, njerëz që respektojnë kushtetutën, kulturën dhe dinë të ndajnë ato nga namazi dhe dersi?