Arbana Xharra: Do ta ndaloj me Ligj mbuIesën në Kosovë, çka pështy nuk e Iëpij


Thonë se në Kuran nuk shkruan se myslimanja duhet të mbulohet. Ku shkruan atëherë? Tek ndonjë udhëzim i ndonjë dijetari islam të shekullit 11, 12, 13? E ka vizatuar ai bash kështu siç mbulohen tash?

Se për niqabin e morëm vesh se është trashëgimi që e ka lënë Sulltan Abdylhamiti. Një gjë e kemi të qartë gjithë: këto forma kokëmbulimi deri para e deri vonë pas pavarësimit të Kosovës nuk kanë qenë. Gjyshet i hidhnin mbi kokë, por nuk mbulonin tërë fytyrën.

Kush i solli? Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet? Pra dikush e bëri agjendë. Në gjithë këtë debat më së shumti me shqetëson primitiviteti i disave që prangimin e gruas duan ta na shesin si liri veshjeje edhe pse ajo diktohet nga dikush.