Anton Quni: S’duam Fare Luftë, Por Nëse Është E Pashmangshme, Ne Fitojmë


Deklarata e presidentit serb Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, njësoj siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka nxitur shumë udhëheqës kosovarë të reagojnë duke e cilësuar këtë si kërcënim dhe prishje të stabilitetit në rajon.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, tha se vendi i tij fare s’është i interesuar për luftë dhe ka kujtuar ferrin që ka qenë në Koshare gjatë luftës së para dy dekadave.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”.Për këtë deklaratë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes e kryeparlamentarja Vjosa Osmani edhe kryeministri Avdullah Hoti kërkuan reagim nga NATO dhe BE për një kërcënim të tillë.

Derisa BE ende s’është deklaruar, NATO në një përgjigje tha se KFOR mbetet plotësisht i përqendruar për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë. Hap foton e me poshtme dhe per 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive