Analisti shqiptar jep deklaratën e madhe: “Kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane”


Historia e thotë të kundërtën, por analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, së fundi ka ardhur në një përfundim se kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane. Sipas Spahiut, ekzistojnë tri etapa të ngjizjes dhe komb-formimit shqiptar që u përkrahën nga Sulltani. Postimi i plotë i Spahiut në Facebook: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Një nga dallimet mes kombit turk e kombit shqiptar është se kombi turk u krijua duke e luftuar Perandorinë Osmane, kurse kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane. 3 etapat e komb ngjizjes dhe komb formimit shqiptar u përkrahën nga Sulltani. 1. Lidhja e Prizrenit (që më vonë u shtyp nga vetë osmanët, por që pati efektin e ngjizjes së kombit shqiptar). 2. Krijimi i alfabetit shqip i hartuar nga një prift katolik (i madhi Gjergj Fishta) dhe financuar nga vetë Sulltani AbdulHamiti II me kundërblerë të 400.000 $ të sotëm. 3. Insistimi pranë Fuqiv