Analisti në Amerikë: UÇK dhe trashëgimia e saj janë shtyllat kryesore të së ardhmes së Kosovëës


Analisti kosovar që jeton në Amerikë, Uk Lushi ka thënë se UÇK dhe trashëgimia e saj janë shtyllat kryesore të së ardhmes së Kosovës.Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Lushi ka thënë se kushdo që tenton përjashtimin e saj nga skena, nuk ia do të mirën vendit.“Kush provon të bëjë hesape pa hanxhiun do t’i digjen peshqit në fërtere.”, ka thënë ai tutje.

Postimi i plotë:Kushdo që e mendon apo tenton përjashtimin me dhunë apo me mjete tjera të proviniencës së UÇK-së nga skena dhe vendimmarrja për të ardhmen e Kosovës nuk ua do të mirën as Kosovës, as shqiptarëve dhe as Ballkanit, dhe, për më keq, rrezikon një gjëmë të re për krejt rajonin e Ballkanit.

UÇK dhe trashëgimia e saj kanë qenë dhe janë ndër shtyllat kryesore doktrinare dhe reale të lirisë, stabilitetit dhe të së ardhmes së Kosovës– deri kur populli i Kosovës do të jetë në gjendje të vetëvendosë për shtetin dhe drejtimin politiko-administrativ dhe sistemor.Kush provon të bëjë hesape pa hanxhiun do t’i digjen peshqit në fërtere.