Analistët: Diskutimet për postin e presidentit të hershme, fjalën e fundit e ka Vetëvendosja


Analistët: Diskutimet për postin e presidentit të hershme, fjalën e fundit e ka Vetëvendosja,Hashim Thaçi aktualisht është i ulur në kolltukun presidencial.Do të jetë aty edhe për të paktën 7 muaj në rast se Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj tij – deri më 24 tetor kur është edhe afati i fundit.Por, partnerët e tanishëm të koaliconit nuk u bën për kohën. Ata që të gjithë, që tash, kanë shprehur lakminë e tyre për postin më të lartë shtetëror.AAK-ja ia krisi e para kur propozoi liderin e saj Ramush Haradinaj. Pas saj LDK-ja, ishte ajo që i shfaqi ambiciet e saja, ndonëse nuk doli me një emër për president. Garës, së fundmi, iu bashkangjit edhe NISMA që propozoi Fatmir Limajn për shef të shtetit.

Edhe ai që i ndihmoi këto tri parti në formimin e qeverisë, Behgjet Pacolli, nuk e fshehu deshirën e tij, por tha se nuk është koha të diskutohet tash për këtë post.Njëjtë mendon edhe analisti Shkëlzen Maliqi.“Janë diskutime të parakohshme, mund të bëhen në mbledhitë e mbyllura sepse mund të llogariten opsionet, jo kështu publikisht, s`ka kuptim dhe nuk ka efekt, duhet të presim edhe disa javë apo muaj se cfarë do të ndodhë me Gjykaten Speciale. Tash është kjo e parakohshme”, u shpreh ai.

Por edhe po të behen bashkë këto katër parti, ato prapë se prapë, nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta bërë forumin prej 80 vetash, i nevojshëm për ta zgjedhur Presidentin.Për shkak se beson që disa deputetët të LDK-së nuk do të jenë prezentë në salle për këtë, , Mazllum Baraliu është i bindur se as 24 votat e PDK-së nuk sigurojnë zgjedhjen e presidentit.

Këtë e mundësojnë, sipas tij, vetëm votat e 34 deputetëve të Vetëvendosjes.“Në radhë të parë duhet forumi prej 80 vetash. Forumin duhet ta bëjë edhe VV, nderkaq që Vetevendosja është e acaruar. Prandaj pa forumin të cilin mund ta bëjë VV nuk mund të ketë zgjedhje të presidentit”, u shpreh ai.

Në dy raundet e para për t`u zgjedhur, presidenti, duhet të ketë përkrahjen e 2/3 të deputetëve.
Në rast se nuk ndodh kjo, në rrethin e tretë, mjafton që kandidati për president të ketë pëlqimin e vetëm 61 ligjvënësve.Dështimi në këtë fazë nënkupton shkuarjen në zgjedhje të cilat sipas Kushtetues duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë.