Ambasada gjermane jep vendimin që shqiptarët s’do donin ta dëgjonin asnjëherë


Ndërkohë që për shumë vende të BE situata pas Covid-19 po shoqërohet me një hapje graduale, për Shqipërinë izolimi po shtohet. Ambasada gjermane ka njoftuar këtë të hënë mbylljen e zyrës së saj të vizave për një periudhë të pacaktuar.

“Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale.

Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj”, thuhej në njoftimin e selisë diplomatike gjermane.