Ambasada e SHBA-së: Kuvendi ka humbur shpërqendrimin, njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë!


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar ndaj veprimeve të mbrëmshme që ndodhë në Kuvend, konkretisht sulmit verbal që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i bëri në drejtim të Vjosa Osmanit.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e #Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në reagimin e tyre.