Ambasada e SHBA-së del kundër ligjit për vlerat e UÇK-së të përkrahur nga Qeveria Hoti


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK’sëNë një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka proceduar me këtë projektligj dhe ai tash i dërgohet komisionit funksional, që në këtë rast është Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Inovacion.Ditë më parë në Kuvend gjithashtu kishte kaluar një rezolutë për mborjtjen e vlerave të luftës e propozuar gjithashtu nga PDK.