Ambasada e Gjermanisë, ka këtë njoftim me rëndësi për bashkatdhetarët që duan të bëjnë pushimet në vendëlindje


Ambasada e Kosovës, në Gjermani, ka paralajmëruar të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin gjerman, që kur të kthehen në vendin e tyre të punës mund të kenë shumë kufizime si edhe duhet nënshtruar një sërë masash.

Më tej bëhet e ditur se përveç karantimit 14- ditorë, në rast të përkeqësimit të situatës me korona, shteti gjerman nuk do të mund t’u ndihmojë për kthimin e tyre në Gjermani dhe asnjë asistencë tjetër. Ndërsa theksohet se në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për korona virus, të cilat njihen në Gjermani.

“Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të paraqiteni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetizolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh.