Albulena Haxhiu ia kthen Uran Ismailit: Dëshmojeni se mendoni që Qeveria Hoti është krim’inale

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ia ka kthyer përgjigjen sekretarit të PDK-së, Uran Ismailit, në pyetjen se ku mbetën vijat e kuqe të VV-së për PDK-në.Haxhiu tha se vija e kuqe qëndron për PDK-në derisa kjo parti, sipas saj, mban vulën e keqqeverisjes dhe keqpërdorimit, por se tani PDK e ka momentin të dëshmojë se është parti opozitare dhe kundërshton punën e Qeverisë Hoti, njofton Klan Kosova.“Në Kuvend kemi dy parti që janë opozitare: Vetëvendosje si subjekti më i madh dhe në anën tjetër kemi PDK-në. Për ne është e rëndësishme ta rrëzojmë Qeverinë Hoti. Edhe në të kaluarën Qeveria Mustafa është rrëzuar me votat e PDK-së, VV-së e partive tjera dhe kjo s’është hera e parë”.