Albin Kurti thirrje Ramës: S’mund të bashkohemi si komb me qëndrime të ndryshme kundër Serbisë


Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas akuzave të Ramës se: “Kurti dhe Haradinaj e kanë dëmtuar Kosovën në sferën diplomatike”. Gjatë një dalje publike, Kurti e vuri theksin tek qëndrimi që ai dhe Rama kanë ndaj Vuçiç, kur tha se “Rama për arsye dhe motive të caktuara nuk ka guxim të thotë të vërtetën për Presidentin serb”.

“Ne nuk do të mund të bashkohemi si komb me qëndrime të ndryshme kundër Serbisë”, përfundoi Kurti.“Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ne nuk e kemi të njëjtin qëndrim sa i përket presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme në të cilën ne dallojmë…Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh e arsyesh unë nuk jam në gjendje ta them.

Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, Ushtrinë Çlirimtare por edhe kundër Serbisë, e cila është kundër nesh…Nuk do të mund të bashkohemi si komb me qëndrime të ndryshme kundër Serbisë”, ka thënë Kurti.