Albin Kurti prapë kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje është pajtuar për qeveri pa zgjedhje“


Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti po mendon të zgjidhet prapë kryeministër, kësaj radhe pa shkuar në zgjedhje të reja.E gjithë kjo do të ndodhte me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit minoritar i cili ishte i dënuar.Bëhet fjalë për ankesën e LVV’së në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti, edhe pse ishte i dënuar nga gjykata.

“E keni parë që kanë folur për një qeveri të re pa zgjedhje, qeveri edhe të unitetit, bashkimit, mbrojtjes së UÇK’së që nuk janë përmend më zgjedhjet. Prej kur është vendos që qeveria do të shpallet si jo e ligjshme për shkak se vota e deputetit në fjalë ka qenë votë jo ligjore, në kuptimin jo kushtetuese sepse ka pasur vendim të formës së prerë të gjykatës të veprave penale”, tha Molliqaj në Pressing.