Albin Kurti emë’ron edhe 8 zëvendësmin’istra


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe tetë zëvendësministra në Qeverinë e tij.Kurti ka emëruar këta zëvendësministra: Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Sreten Trajković, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Jasmina Jovanović, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe Milan Radojević, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.Koalicioni LVV-LDK janë dakorduar që t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe rreth 35 zëvendësministra.Administratë Publike.Koalicioni LVV-LDK janë dakorduar që t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe rreth 35 zëvendësministra.

Dje, kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme Agim VeliuSipas njoftimit, shkarkimi është bërë për shkak se ministri mbrëmë u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Kryeministri gjithashtu tha se ky ministër ka përhapur panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.Vendimi erdhi pas një mbledhjeje të Kryesisë së partisë.“Diskutuam për rrezikimin e marrëdhënieve me SHBA për heqjen e tarifës dhe problemi që lindi me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshje për bashkëqeverisje – shkarkimi i ministrit Agim Veliu”, tha Isa Mustafa pas takimit të Kryesisë së LDK-së.