Aida Doçi: Nuk Më Pengon E Kaluara E Bashkëshortit, Kam Raporte Shumë Të Mira Me Fëmijët E Tij


Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të kësaj jave.Martesa e saj me Naser Gashin, i njohur ndryshe edhe si Naser Qelin, ishte ndër temat më të diskutuara në mediat rozë.Çifti së fundmi në një intervistë për Prive, rrëfeyn se përkundër komenteve të shumta, qoftë edhe atyre negative në rrjetet sociale, ata vazhdojnë të jenë të lumtur.Bashkëshorti i Aida Doçit shpjegon epitetin “motër” në postimin e dikurshëm: Gjendja shpirtërore evoluon me kalimin e viteve

Aida u shpreh se asaj nuk i pengon aspak e kaluara e Naserit, i cili më parë ka qenë i martuar dhe ka fëmijë.“Mua nuk më ka penguar për asnjë moment e kaluara e Naserit, d.m.th është diçka e kaluar dhe e kaluara askujt nuk duhet t’i interesojë. Mundohem të mos i hyj në hak askujt, absolutisht për asnjë moment sepse familje kam edhe vet edhe krejt gjërat që i bëj në jetë i bëj për ata, kështu që nuk dua të hyj në gjynah dikund tjetër dhe subhanallah nesër ose pasnesër me i ndodh diçka familjes time sepse nuk mundem me qenë e lumtur masandej”, ka thënë Aida.E kur bjen puna te fëmijët, këngëtarja Doçi thotë se ka një raport të shkëlqyer me fëmijët e bashkëshortit, duke e krahasuar sikur me raportet e mira që ajo ka me motrat e saj më të vogla.

“Kurse për raportin me fëmijët e Naserit, elhamdulillah unë i kam shumë raportet e mira edhe më respektojnë tepër edhe më duan shumë.Nuk po di si me i llogarit ata, jam mësuar sikur me Xhenesën dhe Argjendën [motrat e Aidës] që ato me qenë disi më të vogla edhe mundohem mu kujdes shumë për ato. D.m.th jo vetëm tash që jam martuar me Naserin, por gjithmonë kam pasur kontakte me fëmijët e tij, më kanë thirrur në telefon, jam takuar shumë shpesh me ta dhe ndoshta është ajo afërsia që unë jua kam dhënë atyre që tashmë po ma kthejnë me këtë respektin e njëjtë”, ka thënë Aida.