‘Ai Më Lëndoi Aq Shumë’,Dafina Zeqiri Rrefehet Në Emision..


Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Ajo iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të vogëlusheve dhe hapi zemrën për shumë të reja nga jeta e saj personale.Një ndër vogëlushët e pyeti rreth këngës “Vuj vuj”, të cilën Dafina e publikoi gjashtë muaj më parë.

Ajo tregoi se kënga është një dedikim për dikë që e ka lënduar shumë.“Ai më lëndoi aq shumë, sa unë i dedikova një këngë. Ai me vujt e unë me kërcy”, tha Dafina. Këngëtarja nuk përmendi emër dhe nuk dihet se kush është “ai”. Kujtojmë se para disa kohësh, Dafina ishte e lidhur me Dj Geek. Mirëpo ato u ndanë para 4 muajsh dhe sërish ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.