Ahmeti për qeverinë e re: Këto janë vijat e kuqe


Kujt i’a merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa Bashkimin Demokratik, më duket se ka guxim të tepruar, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e së mërkurës.

Duke folur për TV Klan Maqedoni, Ahmeti la të kuptohet se nuk ka për të hequr dorë nga kërkesa që kryeministri i ri të jetë shqiptar edhe me çmimin e kalimit të partisë së tij në opozitë.

Ahmeti dhe partia e tij, më 15 korrik kanë korrur një ndër fitoret më të mëdha, në përgjithësi, në të gjitha ciklet zgjedhore, nga viti 2002 e këtej. Kjo për shkak se si kurrë ndonjëherë më parë, gjatë muajve të fundit, ai dhe BDI, ishin në epiqendër të kritikave dhe akuzave, si nga opozita shqiptare, ashtu dhe nga pozitë-opozita maqedonase.

Oponentët e tij politik shqiptarë, kur është fjala për arritjet e tre viteve të shkuara, thanë e po thonë se merita u përket atyre, partnerët maqedonas në ekzekutiv – rrahin gjoks se janë ata të cilët u dhanë udhë problemeve, ndërsa për dështimet, edhe të parët, edhe të dytët, por edhe opozita maqedonase, nuk kanë hezituar të drejtojnë gishtin pikërisht nga Ahmeti. Këtë e pranoi edhe vet i pari i integristëve, mesnatën e së mërkurës, në studion e Televizionit Klan: